Zjarr i madh në një magazinë në fshatin Drenovë!

vovalbania August 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarr i madh në një magazinë në fshatin Drenovë!

Një kasolle është përfshirë nga flakët në fshatin Drenovë në qarkun e Korçës pasditen e sotme, ku u janë djegur drutë e dimrit disa banorëve.

Në një prononcim, një prej banoreve ka treguar se në kasolle ka pasur rreth 10m kub dru, që sipas saj janë shkrumbuar prej flakëve.

Ajo është shprehur se mund të jetë dikush që ua ka vënë zjarrin, por ata nuk kanë parë ndonjë person.

“Do ketë qenë ndonjë që e ka vene zjarrin, por ne nuk e pamë se ne rrimë larg kasolleve. 10m dru kisha, nesër bej javën që i kam marrë. Ne vetëm me 1 pension jemi, ku i kemi këto të ardhura ne të ndërtojmë kasollen e të marrim drutë”, tha ajo.

Ndër të tjera, banorët kanë kërkuar ndihmën e bashkisë dhe shtetit, duke u shprehur se nuk kanë mundësi të sigurojnë sërish drutë për dimër dhe të ndërtojnë sërish kasollet e tyre.

“Ne ishim shtrire në shtëpi, kur na vjen një komshi dhe na thotë qe ka rënë zjarri nga kasollet ku kemi drutë, kur dalim jashtë flaka ishte në qiell, ne i kemi marrë drutë me borxhe.

Ku të gjejmë të marrim dru të tjera, kasollet na u dogjën. Do ketë qenë ndonjë që e ka vene zjarrin, por ne nuk e pamë se ne rrimë larg kasolleve. 10m dru kisha, nesër bej javën që i kam marrë. Ne vetëm me 1 pension jemi, ku i kemi këto të ardhura ne të ndërtojmë kasollen e të marrim drutë.

Nuk e dimë se kush e ka vënë se kishte kashte mbrapa kasolleve. Afër pallateve ishin kasollet, rrezikoheshin te digjeshin edhe pallatet, edhe rruga e ngushte qe duhet te zgjerohet se s’ka ky hyn edhe zjarrfikësja. Zjarrfikësit kanë bërë punën e mirë, me sakrifica hynë dhe arritën të shuajnë zjarrin, mua po më digjen akoma drutë, kane zbuluar çatinë time dhe po e fikin. Me se ti marrim drutë? Tani vetëm shteti të mendoje për ne, komuna, bashkia. Se ne nuk kemi  i kemi mbledhur ato lekë si plaga qelbin. Kemi kursyer gojën tonë për ato dru”, tha ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64098 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE