Kanye West, ‘hap krahun’! Vajza e tij, North rrëmben të gjithë vëmendjen me talentin në rep në këngën e re!

vovalbania August 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kanye West, ‘hap krahun’! Vajza e tij, North rrëmben të gjithë vëmendjen me talentin në rep në këngën e re!

Kanye West dhe Ty Dolla Sign publikuan albumin e tyre “Vultures 2”, të shtunën në mëngjes. Por ajo që surprizoi fansat ishte kur dëgjuan vajzën e madhe të Kanye, North West, 11 vjeçe, duke treguar aftësitë e saj mbresëlënëse në rep, duke performuar në gjuhën japoneze gjatë këngës “Bomb”.

Ndjekësit mbetën të habitur nga North, disa duke thënë se është një ide e mrekullueshme dhe të tjerë duke thënë se është e papërshtatshme të kesh një këngë të quajtur “Bomb” të lidhur me gjuhën japoneze. Pas projektit, njerëzit kanë pasur një sërë reagimesh në rrjet. Disa thonin se është kënga më e mirë në albumin e ri të Kanye West.

Por një numër fansash e akuzuan këngën si raciste për shkak se gjuha japoneze ishte e lidhur në një këngë të titulluar “Bomb”. Një ndjekës shkroi:

Të këndosh japonisht në një këngë të quajtur “Bomb” është krejtësisht e çmendur.

Disa dëgjues akuzuan gjithashtu Kanye dhe North për kopjimin e Megan Thee Stallion pasi ajo flet japonisht në këngën e saj “Mamushi”.

Rikujtojmë se, lidhja e North West me njerkën e saj, Bianca Censori, u zbulua teksa dyshja u panë të përqafuar, ndërsa po ndalonin në një kinema në Los Angeles. Arkitektja 29-vjeçare me origjinë australiane iu bashkua 11-vjeçares, si dhe burrit të saj, Kanye West, për të parë filmin e ri të Marvel “Deadpool & Wolverine”. Kim duhet se nuk e ka pritur fare mirë këtë marrëdhënie të vajzës së saj me Bianca-n dhe ka treguar se ka kërkuar terapi në lidhje me prindërimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE