Meghan Markle paditet sërish nga e motra!
Gjysmë motra e Meghan Markle, Samantha, po nis një luftë të re ligjore për të paditur dukeshën për shpifje duke pretenduar se ajo e portretizoi atë si ‘gënjeshtare, raciste, kërkuese të famës’ duke e lënë të paaftë për të punuar.
59-vjeçarja po apelon kundër një vendimi të gjykatës që refuzon pretendimin e saj se Meghan e bëri atë të ishte një ‘gënjeshtare, raciste, kërkuese e famës’. Sipas dokumenteve të gjykatës, Samantha pretendon se motra e saj e ka shkatërruar imazhin e saj publikisht dhe në shkallë globale.
“Ajo ia ka dalë që Samantha të mos mund të punojë, madje as të shijojë aktivitetet më të zakonshme, si të shkojë në dyqane ushqimore pa u ngacmuar”-shkruhet në dokumentin që avokati i Samantës ka çuar në gjykatë.
Çështja sillet rreth komenteve të bëra gjatë intervistës së Princit Harry dhe Meghan në 2021 me Oprah Winfrey. Gjatë intervistës Meghan tha se Samantha e ndryshoi emrin e saj në Markle vetëm pasi Meghan nisi romancën me Harry-n. Duke iu kthyer deklaratës së Meghan se Samantha ndryshoi emrin e saj nga Rasmussen përsëri në Markle pasi Dukesha filloi të takohej me Harry-n, kjo është e vërtetë dhe se sipas gjykatës pretendimet e Samanthës për prishje imazhi janë të pabaza.
Meghan Markle ka folur sërish në lidhje me përvojën e saj me bullizmin në Pallatin Mbretëror, si dhe për mendimet vetëvrasëse që ka pasur në të shkuarën. Këtë rrëfim për eksperiencën e saj të hidhur, bashkëshortja e Princit Harry e bëri gjatë promovimit të platformës së re “The Parent’s Network” (për mbështetjen në mënyrë direkte ose virtuale të prindërve që kanë humbur fëmijët). Duke folur për bullizmin online dhe efektet që ai ka te fëmijët, Markle foli se si përvojat e saj e kanë lidhur me këto familje.