Pak para arrestimit në Shëngjin, Noizy përplaset me një person–i ofendoi rëndë vajzën

vovalbania August 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pak para arrestimit në Shëngjin, Noizy përplaset me një person–i ofendoi rëndë vajzën

Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, është arrestuar nga policia pas sherrit në Kosovë ku mbeti i dëmtuar rëndë Medi Iseni.

Pas 2 ditësh kërkimi, policia e arrestoi reperin në Shëngjin, aty ku ai pritej të performonte në një klub.

Mirëpo pak para arrestimit, Noizy u përplas virtualisht me një person pasi ky i fundit e kishte ofenduar mjaft rëndë, madje duke e prekur edhe në pikën më të dobët; vajzën e tij.

“Hec se po ta q* rracën o klysh k*rve. Biri i k*rvës ta dhifsha rracën e keqe, more barbon k*ri. Magjup i Durrsit ti q*fsha kejt ropt, bashkë me vajzën e vogël…”, ishin disa nga mesazhet e shëmtuara të ndjekësit drejtuar reperit.

Ndoshta ndryshe nga si pjesa më e madhe do t’i kishte reaguar një mesazhi të tillë, kaq ofendues dhe të shëmtuar, Noizy vendosi që vetëm të shpërndajë mesazhet e personit në fjalë dhe shoqëruar me foton e tij shkroi: “Pastaj kur i kap thojnë pse. Pretendojnë veç se jena me famë s’duhet të reagojmë”.

Screenshot

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64075 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE