Ilir Beqaj mbetet në qeli, Apeli i GJKKO-së nuk i ndryshon masën e sigurisë!

vovalbania August 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ilir Beqaj mbetet në qeli, Apeli i GJKKO-së nuk i ndryshon masën e sigurisë!

Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 6 tjerë të akuzuar për çështjen e abuzimit me tenderat e SASPAC-ut. Madje, Beqaj ofroi garanci pasurore 5 milion lekë për masë më të butë, por iu refuzua. Beqaj e bashkëpunëtori Ermal Kurtulaj mbeten në arrest me burg.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 07.08.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 30 akti, datë 29.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e personave nën hetim I.B., E.K., A.N., G.H., E.M., B.L., M.J., B.Z., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, verifikuar me vendimin nr. 73, datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

1. Miratimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 73, datë 06.07.2024, të kësaj gjykate, për personat nën hetim I.B., E.K., A.N., E.M., B.L. dhe B.Z.

2.Miratimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 77, datë 11.07.2024, të kësaj gjykate, për personin në hetim G.H.

3.Ndryshimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim M.J., në këtë mënyrë:

-Caktimin ndaj personit nën hetim M.J., të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale;

-Urdhërohet personi nën hetim M.J. të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Samet Gurguri, pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 12:00;

-Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

4.Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65810 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE