Arrestimi i Noizy-t dhe DJ Crax, reagon Policia e Shtetit: Do të ekstradohen drejt Kosovës!

vovalbania August 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestimi i Noizy-t dhe DJ Crax, reagon Policia e Shtetit: Do të ekstradohen drejt Kosovës!

Reperi Noizy dhe Dj i tij, Bahtjar Bajraktari, kanë përfunduar në prangat e policisë në mesnatë në një klub nate, teksa performonin në qytetin bregdetar të Shëngjinit.

Lidhur me arrestimin e tyre ka reaguar Policia e Shtetit, e cila shprehet se ndaj shtetasit Rigels Rajku dhe Bahtjar Bajraktari, ishte leshur urdhër-arrest nga autoritet e Kosovës. Ata dyshohet se janë autorë të dhunimit të “TikTok-erit”, Medi Iseni, ngjarje e ndodhur më 2 gusht në Pejë.

Noizy dhe Dj Crax akuzohen për veprën penale “Lendim i rëndë trupor”. Policia bën me dije se arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.

Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçame Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66320 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE