Artistët probleme me Policinë e Shtetit, çfarë kanë bërë Melinda dhe Bardhi?
Pas zhurmës së madhe nga Noizy dhe Dj Crax, të cilët dyshohet se janë autorë të dhunimit të “TikTok-erit”, Medi Iseni, ngjarje e ndodhur më 2 gusht në Pejë edhe artistë të tjerë duket se kanë probleme.
Këtë herë bëhet fjalë për Bardhin dhe Melindën, të cilët kanë anuluar koncertin ku do të performonin së bashku në Preshevë. Lajmërimin e kanë bërë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku Bardhi është shprehur se ka disa keqkuptime me Policinë e Shtetit.
Se çfarë kanë bërë dhe se çfarë problemesh ligjore kanë artistët na mbetet vetëm ta zbulojmë…
Mbrëmja në Preshevë që ishte paraparë të mbahet sonte do të shtyhet për disa ditë
Unë dhe Melinda me dëshirën më të madhe ishim duke ardhur, edhe me riskun tonë. Por mbrëmja u shty për shkak të disa keqkuptimeve me policinë e shtetit
Nesër në mëngjes ju informojmë për datën tjetër që do të mbahet këto ditë. Ju duam shumë