Frenojnë çmimet! Gjatë korrikut inflacioni qëndroi në nivelin 2.1, më i ulëti në pothuajse 3 vite

vovalbania August 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Frenojnë çmimet! Gjatë korrikut inflacioni qëndroi në nivelin 2.1, më i ulëti në pothuajse 3 vite

Çmimet kanë vijuar të ngadalësohen gjatë muajit korrik. Inflacioni qëndroi në nivelin 2.1% më i ulëti në pothuajse 3 vite.

Ndërkohë rritjen vijon ta udhëheqë grupi i ushqimeve, që përgjatë dy viteve të fundit ka pësuar goditje konstante dhe është një nga grupet kryesore në shportën e familjeve shqiptare.

Më pas në vlera më të ulëta ka ardhur edhe grupi qirave, ujit dhe lëndëve djegëse, ndjekur nga mobiliet dhe pajisjet shtëpiake.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “peshk” patën një rritje me 5,4 %, pasuar nga “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 3,4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,8 % dhe “mish” me 2,6 %.

Që nga shkurti niveli i inflacionit qëndron poshtë objektivit 3% të bankës së Shqipërisë, që mundësoi më pas edhe uljen e normës së interesit me 0.25% për herë të parë në tre vite.

Banka e Shqipërisë tha në raportin e politikës monetare se Shqipëria e ka lënë pas krizën e çmimeve, por rritja e pagave dhe e kostove të prodhimit po ushtron presione të brendshme, të cilat mund të ushtrojnë presione të mëdha në vitet e ardhshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE