Incidenti me Osmanin, Aviacioni i MV: Aeroporti i Shkupit veproi profesionalisht!

vovalbania August 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Incidenti me Osmanin, Aviacioni i MV: Aeroporti i Shkupit veproi profesionalisht!

Incidenti me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, një raport i Agjencisë së Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut thotë se “në Aeroportin e Shkupit, shërbimet përgjegjëse për kontrollet e sigurisë, vepruan në mënyrë profesionale e në bazë të standardeve ndërkombëtare”. Kjo agjenci njoftoi se rishikoi dëshmitë që lidheshin me incidentin e 1 gushtit ku u përfshi Osmani.

Referuar dokumentit, “u konstatua se shërbimet e aeroportit iu përmbajtën rregullave që zbatohen ndërkombëtarisht duke mos lejuar anashkalimin e standardeve e procedurave, qoftë dhe nën presionin e personave që shoqërojnë pasagjerët”.

Nga të njëjtët pasagjerë, refuzimi ndodhi edhe në vitet 2022 e 2023 kur kontrollet e sigurisë u pranuan vetëm pasi piloti i avionit nuk i pranonte në avion pa iu nënshtruar këtyre kontrolleve.

AAC-ja shtoi se nëse zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit vepronin ndryshe nga rregullat e përcaktuara e lejonin lëshime dhe shmangie të procedurave, ata do të përballeshin me ndëshkime të ashpra nga agjencia, trupa përgjegjëse për rregullimin e tyre.

Kjo agjenci u shpreh se si e pavarur, dëshiron të qëndrojë larg përplasjeve politike lidhur me këtë ngjarje.

Do të nxirren mësime e do të merren masa për shmangien e incidenteve në të ardhmen. Jemi dëshmitarë të përpjekjeve për përfitime politike e për të shtrembëruar arsyen e vërtetë të ngjarjes.

Presidenca e Kosovës u shpreh se u tentua që Osmanit t’i merrej telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit, në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare e Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Ky institucion e cilësoi “provokim” ngjarjen në Aeroportin e Shkupit. Në Maqedoninë e Veriut, autoritetet shprehën keqardhje për ngjarjen dhe nisën hetimin. Presidenca kosovare njoftoi kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Më 1 gusht, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha se në aeroport shkoi një pjesëtar i sigurimit të Gashit me dy policë e filluan të kërcënojnë punonjësit e aeroportit e të pyesnin se kush i shkaktoi probleme presidentes.

Gashi deklaroi se ndërhyrja e tij kishte për qëllim vetëm parandalimin e një incidenti diplomatik. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pret raportin zyrtar që do të përpilohet pasi autoritetet të kryejnë hetimet e nevojshme. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë raporte diplomatike e nuk kishin patur incidente të kësaj natyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE