Shakira kapet “mat”/ Këngëtarja fotografohet me një burrë misterioz

vovalbania August 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shakira kapet “mat”/ Këngëtarja fotografohet me një burrë misterioz

Këngëtarja me famë botërore, Shakira, u pa për darkë me një burrë misterioz në Miami javën e kaluar.

Edhe pse së fundmi ylli i muzikës ka deklaruar se për momentin nuk është e interesuar për romanca dashurie, duket se ky mashkull i veçantë i ka ndryshuar mendjen.

Fotot e marra nga “PageSix” tregojnë yllin kolumbian duke shijuar darkën me burrin ndërsa bisedon në Lido Bayside të Standard Spa.

Në foto, Shakira duket se po kalon shumë mirë me të teksa buzëqesh gjatë gjithë kohës. Mirëpo, nuk dihet se çfarë marrëdhënie kanë ata.

Së fundmi këngëtarja ka deklaruar se nuk është e interesuar të takohet, pavarësisht se kanë kaluar dy vite nga ndarja e saj nga partneri shumëvjeçar dhe babai i dy djemve të saj Gerard Pique.

“Unë nuk jam duke menduar për këtë,” tha ajo për Rolling Stone. “Çfarë më duhet një burrë tani në jetën time?
Për momentin nuk dihet identiteti i burrit, pasi ai ishte ulur me shpinë nga kamera, por flokët e tij të thinjura dëshmojnë se ai nuk duhet të jetë i ri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64106 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE