Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! !

vovalbania August 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! !

Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në zonën e Krujës. Flakët përfshinë një sipërfaqe të “Parkut Kombëtar të Qafë Shtamës”

Bëhet me dije se zjarri ka rënë në zonën që ndodhet në afërsi të antenave dhe ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje, kryesisht në ah.

Drejt vendngjarjes janë nisur trupat e emergjencave civile, të përbëra nga efektivë zjarrfikës, punonjës të pyjores dhe forca të ushtrisë.

Për shkak të terrenit malor dhe të thyer, njoftohet se është e pamundur ndërhyrja me mjete nga toka. Për lokalizimin e flakëve janë aktivizuar edhe rreth 50 forca të ushtrisë, teksa do konsiderohet edhe ndërhyrja e mundshme nga ajri me helikopter, nëse situata përshkallëzohet më tej.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64069 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE