Merr fund historia 8-vjeçare e dashurisë, Alvaro Marota ndahet nga nëna e 4 fëmijëve të tij: Ishte vendim i dhimbshëm

vovalbania August 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Merr fund historia 8-vjeçare e dashurisë, Alvaro Marota ndahet nga nëna e 4 fëmijëve të tij: Ishte vendim i dhimbshëm

Futbollisti Alvaro Morata i ka dhënë fundi martesës me bashkëshorten e tij, Alice Campello, me të cilën ka 4 fëmijë.

Sulmuesi i Milanit konfirmoi ndarjen në një postim në Instagram, ku shprehet se ky vendim ishte i dhimbshëm për ta dhe erdhi pas disa kohësh reflektimi.

Ai shprehet se gjatë martesës së tyre kanë pasur një marrëdhënie të mrekullueshem ku kanë respektuar njëri-tjetrin.

“Pas disa kohësh reflektimi, unë dhe Alice morëm vendimin për të ndarë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme dhe respektuese në të cilën ne e donim dhe ndihmuam shumë njëri-tjetrin. Ishin vite të mrekullueshme, fryti i të cilave ishin katër. Fëmijët, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë. Është një vendim i dhimbshëm, ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri”, shkruan ai.

Historia e tyre e dashurisë zgjati 8 vjet. Ata janë prindër të binjakëve Alessandro dhe Edoardo, të cilët janë 6 vjeç, Leonardo, 3 dhe Bella, 1-vjeçe.

“Mos shpikni histori për një minutë protagonizëm sepse, e përsëris, nuk ka munguar respekti në asnjë moment, vetëm shumë keqkuptime të vazhdueshme që pak nga pak e kanë konsumuar lidhjen, Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe gjithçka që përjetuam së bashku ishte e pabesueshme dhe e paharrueshme”, përfundoi 31-vjeçari spanjoll.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE