Tentoi t’i vendoste eksploziv anijes së konkurrentit në Sarandë, Apeli dënon me burg 35-vjeçarin!

vovalbania August 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tentoi t’i vendoste eksploziv anijes së konkurrentit në Sarandë, Apeli dënon me burg 35-vjeçarin!

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Eridion Muhon. Ky vendim vjen pas shqyrtimit të apelimit të bërë nga Muhoni, i cili kishte kërkuar ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe revokimin e kërkesës së organit të akuzës.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u shqyrtua ligjshmëria e ndalimit dhe masës së sigurimit ndaj Eridion Muhos, i dyshuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, sipas nenit 152/3, 25 dhe 22 të Kodit Penal. Më 30 korrik 2024, kjo gjykatë ka vendosur që ndalimi i Muhos është ligjor dhe ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Pas ankimimit të bërë nga Muhoni, çështja u shqyrtua në Apel më 13 gusht 2024. Trupi gjykues, i kryesuar nga Relatori Gjyqtar Qemal Zaimi, ka vendosur të miratojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke lënë në fuqi masën e “arrest në burg” për të dyshuarin.

Ky vendim konfirmon masën e sigurisë dhe pason një proces të gjatë gjyqësor që ka përfshirë shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave nga të gjitha palët e përfshira në rastin në fjalë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65704 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE