Dhunë dhe kërcënime për dy vite/ Arrestohet shqiptari në Itali, si rrihte të dashurën në sy të fëmijës!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Dhunë dhe kërcënime për dy vite/ Arrestohet shqiptari në Itali, si rrihte të dashurën në sy të fëmijës!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/08//dhune-dhe-kercenime-per-dy-vite-arrestohet-shqiptari-ne-itali-si-rrihte-te-dashuren-ne-sy-te-femijes.jpg)
Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, nën akuzë për dhunimin e partneres së tij.
Mësohet se shqiptari është lënë në arrest shtëpie me një byzylyk elektronik, teksa i është ndaluar afrimi me viktimën.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, mes viteve 2022 dhe 2024, 20-vjeçarja i është nënshtruar dhunës fizike dhe verbale të ish partneri, rrahje, kanosje, fyerje dhe akte privimi. Sjellje e dhunshme, muajt e fundit, kishte vazhduar edhe në prani të djalit të saj tre muajsh.
Në fund të muajit prill, pas një ndërhyrjeje të policisë për një tjetër mosmarrëveshje familjare, gruaja ka denoncuar partnerin e saj. Kështu nisën hetimet dhe i riu u arrestua dhe më pas u la në arrest shtëpie.