Ori Nebijaj reagon për ngjarjen e rëndë në Pogradec: “Një horr me pushtetin e lekut dhe shtetit…”

vovalbania August 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ori Nebijaj reagon për ngjarjen e rëndë në Pogradec: “Një horr me pushtetin e lekut dhe shtetit…”

Ori Nebijaj ka reaguar mëngjesin e sotëm për ngjarjen skandaloze dhe tragjike e ndodhur në Pogradec, ku një person u dhunua deri në vdekje— ngjarje e cila më pas u manipulua nga Policia.

Reagimi i Ori Nebijaj:

Drejtësi për babain e dy fëmijëve, Egli Proga!

Ngjarja e rëndë në Pogradec duhej të kish ngritur në këmbë të gjitha strukturat shtetërore dhe të gjithë opinionin publik e qytetar!

*A e dini çfare ka ndodhur në Pogradec? A e dini se babai, djali, bashkeshorti, vëllai ka humbur jetën se këeshtu desh një ‘Horr’ i veshur me pushtetin e lekut dhe i mbrojtur me pushtetin e shetit?!

*A e dini se e rrahën për vdekje dhe e lanë aty të vdekur duke shpikur skenare se gjoja ishte një pijanec rruge?!

Ndërkohë që Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit duhet minimalisht të pezullonin nga detyra shefin e komisariatit derisa të zbardhet ngjarja. Më e pakta, në një kohë që familjarët ankohen për veprimin e ngadaltë të policisë.

Pretendohet se ambulanca është vonuar 30 minuta dhe spitali ndodhet vetëm 10 minuta larg vendit ku Egli prehej. Ministria e Shëndetësisë duhet ta kishte hetuar der më tani pse personi përgjegjës dhe njëkohësisht kryetar i PS në Pogradec nuk iu përgjigj në kohe thirrjes për ambulancën! Ajo që duket qartë në këtë moment është se, në një kohë që 42-vjeçari ka ndërruar jetë pasi është goditur e dhunuar, autori nuk mund të akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Ky është elementi i fundit, por që mban shumë erë se në këtë ngjarje ka pasur ndërhyrje të shumta për të mos pasqyruar vërtet atë që ka ndodhur dhe që autori, Denis

Meçe të dënohet sipas ligjeve në fuqi.

Jam konsultuar paraprakisht dhe ajo që më thonë është se akuza do duhej të niste me “Plagosje të rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.

Pa dashur t’i jap nuanca politike, por në mes të sezonit veror, përgjegjësit politikë nuk mund ta kalojnë kështu në heshtje duke u marrë vetëm me propagandën turistike, por duhet të ndërmarrin masat e nevojshme që të japin mesazhin se Shqipëria është vend i sigurt dhe këta GANGSTERRAT si autori i kësaj ngjarje nuk kanë terren në Shqipëri dhe vendi i tyre është në BURG.

*Pak por e sigurt është që të paktën për këtë rast nuk kemi nevojë të na thonë që behen skenare filmash! #heshtjavret

#mafia #drejtesipereglin

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63982 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE