Po pastronte dritaren, 68-vjeçarja në Tiranë rrëzohet nga kati i gjashtë dhe humb jetën
vovalbania
August 15, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.
Një 68 vjeçare ka humbur jetën teksa pastronte dritaren në katin e 6.
“Në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën”, njofton policia.