Fjalët e fundit të pilotit në avionin e rrëzuar ku vdiqën 62 pasagjerë në Brazil!
Fjalët e fundit të pilotëve të avionit të pasagjerëve që u rrëzua në Brazil duke vrarë të gjithë në bord janë zbuluar pasi u gjet kutia e zezë e avionit.
Zbulimi do të thotë se hetuesit tani kanë ‘transkriptin e plotë’ nga regjistruesi i zërit të kabinës së avionit të Voepass Airlines që u rrëzua të premten e kaluar.
Transkripti tregon se piloti dhe bashkëpiloti vunë re një humbje të madhe të kontrollit rreth një minutë përpara rrëzimit. Regjistrimi dy-orësh përfshin kopilotin duke pyetur pilotin se çfarë po ndodhte dhe duke thënë se avioni kishte nevojë për ‘më shumë fuqi’ për t’u stabilizuar.
Avioni, ATR-72 turboprop nga linja ajrore lokale ‘Voepass’, ishte nisur për në Sao Paulo nga Cascavel, në shtetin jugor të Parana dhe u rrëzua rreth orës 13:30 me kohën lokale në qytetin Vinhedo. Një video e shpërndarë në mediat sociale pas aksidentit tregoi se avioni po rrotullohej jashtë kontrollit teksa u zhyt pas një grumbulli pemësh pranë shtëpive, duke krijuar një shtëllungë të madhe tymi të zi në ajër.
Fillimisht Voepass tha se avioni mbante 57 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, por së fundmi firma konfirmoi se një tjetër pasagjer i pagjetur kishte qenë në fluturim, duke e vendosur numrin e viktimave në 62.