Çfarë po ndodh në Shqipëri?! Shtatë vetëvrasje brenda dy ditëve, nga hedhjet nga pallati, tek mbytjet dhe varjet

vovalbania August 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh në Shqipëri?! Shtatë vetëvrasje brenda dy ditëve, nga hedhjet nga pallati, tek mbytjet dhe varjet

Një tjetër vetëvrasje raportohet këtë të shtunë në kryeqytet, ku një i ri i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku 28-vjeçari me iniciale J. M., u vetëvar në banesë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Brenda dy ditëve, raportohet shtatë vetëvrasje në vend! Sot në mesditë, një 60-vjeçare u gjet e vetëmbytur në Liqenin Artificial të Tiranës. Ndërsa në mëngjes, një e moshuar i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i banesës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Hamdi Sina” në Tiranë, ku 78-vjeçarja ndërroi jetë në vend.

Një ditë më parë, Polumbarët e Reneas gjetën trupin e pajetë të një 21-vjeçari, që dyshohet se u vetëmbyt në një kanal me ujë në fshatin Çukas të Lushnjës.

Ndërsa një 23-vjeçare, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, u hedh nga kati i pestë i pallatit të saj, në rrugën “Asim Vokshi”.

Të enjten, në afërsi të Medresesë, një 81-vjeçare i dha fund jetës, duke u vetëvarur në shtëpinë e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64092 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE