Artistja që mban numrin më të lartë të dëgjuesve në Spotify është…

vovalbania August 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Artistja që mban numrin më të lartë të dëgjuesve në Spotify është…

Billie Eilish është këngëtarja që ka arritur të tejkalojë një shifër mesatare dëgjuesish në platformën muzikore Spotify. Vetë platforma ka publikuar një ilustrim të kësaj arritjeje personale të Billie, duke i bashkangjitur titullin “#1 në botë”. Pak më poshtë, shkruhet numri mesatar i dëgjuesve të saj, i cili është 100,105,704.

Këtë rekord që dikur e mbanin The Weeknd (99.8 milionë) dhe Taylor Swift (91.7 milionë), e rrëmben tashmë kjo artiste me një karrierë të suksesshme që në moshën 14-vjeçare. Bashkëpunimi i saj më i fundit me kantautoren angleze, Charli XCX, i titulluar “Guess”, ka ngjitur majat që në publikimin e tij më datë 1 gusht. Në Spotify Global Charts, debutoi në vendin e pestë në kategorinë e këngëve më të mira botërore.

Ndërkaq, as albumi i saj më i fundit, “Hit Me Hard and Soft” nuk mbetet pas. Sipas rekordeve të Spotify, Billie vazhdon të ketë hapësirat më të mëdha në numër në klasifikimin e Top Songs Global, që do të thotë se një pjesë e mirë e këngëve të renditura i takojnë diskografisë së këngëtares. “Birds of a Feather” vazhdon të kryesojë këtë listë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64032 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE