Stuhia në Palermo që “përpiu” jahtin luksoz/VIDEO!

vovalbania August 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stuhia në Palermo që “përpiu” jahtin luksoz/VIDEO!

Një kamera sigurie ka filmuar momentin kur jahti superluksoz “Bayesian” u fundos natën e së dielës në brigjet e Palermos. Sipas medias italiane ANSA, videoja është marrë nga një kamerë e një vile 200 metra larg vendit ku ishte ankoruar varka dhe tregon mjetin lundrues duke u fundosur përballë Porticellos. “Në vetëm 60 sekonda mund të shihni që anija zhduket”-tha pronari i vilës. “Rastësisht, pasi u publikua lajmi, pashë kamerat. Më thanë fëmijët e mi. Nga rreth 20 kamerat e vendosura në shtëpi, vetëm njëra nuk u rrëzua nga stuhia. Ju mund ta shihni shumë mirë se çfarë po ndodhte”-shtoi ai.

Teksa ende po kryhen kërkime për gjetjen e të zhdukurve, ekipet e shpëtimit kanë paralajmëruar se 24 orët e ardhshme janë “kritike”. Rojet bregdetare italiane thonë se personat e zhdukur mund të kenë mbetur të bllokuar brenda jahtit të fundosur. Zëdhënësi Vincenzo Zagarola tha se ata mund të mos kenë pasur kohë të zbresin nga anija pasi ajo u fundos shumë shpejt.

Sipas BBC, një nga mjekët që trajtonte të mbijetuarit tha më herët se jahti u përmbys brenda pak minutash ndërsa një nga zhytësit tha për mediat italiane se jahti ishte praktikisht i padëmtuar dhe qëndronte anash në fund të detit. Një zëdhënës i brigadës italiane të zjarrfikësve tha se zhytësit po kërkonin mënyra alternative për të hyrë brenda anijes pasi mobiljet kanë bllokuar hyrjen në kabina. Pasagjeri i gjashtë i zhdukur në Siçili është Nedda Morvillo, një dizajnere bizhuterish. Ajo është gruaja e një pasagjeri tjetër të zhdukur, Chris Morvillo, i cili është partner në firmën ligjore Clifford Chance.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65814 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE