E qëlloi me pistoletë në pjesët intime, ja çfarë i tha polici 45-vjeçarit para aktit të rëndë

vovalbania August 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E qëlloi me pistoletë në pjesët intime, ja çfarë i tha polici 45-vjeçarit para aktit të rëndë

Tirana është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur një ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit, ku një efektiv i policisë, Erjon Goxhara, ka plagosur rëndë Lorenc Kostën me 6 plumba.

Incidenti, i cili ka sjellë shqetësim në qytet, është i lidhur me dyshimet e Goxharës mbi një lidhje intime mes Kostës dhe bashkëshortes së tij.

Sipas informacioneve të reja, Erjon Goxhara, efektiv i policisë, e qëlloi 45-vjeçarin Lorenc Kosta në mes të rrugës, duke e plagosur rëndë në këmbë dhe në pjesët intime.

Goxhara iu drejtua viktimës me fjalët: “Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as t’i hash djersën tjetrit,” para se ta qëllonte. Pasi kreu aktin e dhunshëm, ai nxori telefonin dhe filmoi momentin e plagosjes.

Sipas burimeve, Goxhara dyshonte se Kosta kishte një lidhje intime me bashkëshorten e tij, dhe ky dyshim duket se ishte motivi kryesor i veprimit të tij të dhunshëm.

Pas incidentit, Goxhara u largua nga vendngjarja dhe aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65108 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE