Kulla më e lartë në botë planifikohet të funksionojë si një bateri gjigante!

vovalbania August 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kulla më e lartë në botë planifikohet të funksionojë si një bateri gjigante!

Ky është plani i pabesueshëm i qiellgërvishtësit më të lartë në botë që do të funksionojë si një bateri gjigante, vetëprodhuese energjie.

Grupi arkitekturor që ka ndërtuart ‘Burj Khalifa’ apo kullën e re të Qendres Botërore Tregtare në New York thotë se është bashkuar me një kompani energjie për ta kthyer në realitet konceptin e “ndërteses bateri”, edhe pse kjo nuk është plotësisht e qartë si do të realizohet.

Skidmore, Owings & Merrill dhe kompania enrgjitike Energy Vault, thonë se do të përdorin zgjidhje të reja të magazinimit të energjisë për ndërtesën futuristike. Krijuesit thonë se:

Do do të bëhet me ngritjen në lartësi të blloqeve dhe lëshimin e tyre përsëri në nivel të ulët për të krijuar dhe depozituar energjinë.

Kompania thotë se do të eksplorojë dhe mënyra futuristike të ruajtjes së energjisë hidrike.

Kjo bëhet me zëvendësimin e blloqeve me ujë të pompuar nga një rezervuar që ulet nga lartësia në kohën e kërkesës më të madhe të energjisë.

Kjo sipas inxhinierëve llogaritet të depozitojë energji të mjaftueshme për ndërtesën, me kapacitet disa giga-vat në orë. Energy Vault thotë se ka vënë në funksion me sukses një imjant në ndërtesën 160 metra të lartë në Kinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE