Operacioni “Territori i pastër” ka asgjësuar 1790 bimë kanabis në Shkodër! Cilët janë autorët?
Në kuadër të megaoperacionit policor “Territor i pastër” në Shkodër, janë asgjësuar 1790 bimë dhe 86 fidanë kanabisi. Ky operacion ka për synim parandalimin, identifikimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Megaoperacioni policor anticannabis “Territor i pastër”, asgjësohen 1790 bimë dhe 86 fidanë kanabisi.
Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet përkatëse kanë kryer kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë fazës së fundit të megaoperacionit janë arritur rezultatet e mëposhtme:
Komisariati i Policisë Shkodër:
Në zonat e njësive administrative Pult, Shalë, dhe Postribë, u gjetën dhe u asgjësuan 736 bimë kanabisi.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe:
Në njësinë administrative Shkrel, u gjetën dhe u asgjësuan 867 bimë dhe 86 fidanë kanabisi.
Komisariati i Policisë Pukë:
Në njësinë administrative Qelzë, u gjetën dhe u asgjësuan 62 bimë kanabisi.
Stacioni i Policisë Fushë Arrëz:
Në njësinë administrative Iballë, u gjetën dhe u asgjësuan 125 bimë kanabisi.
Policia vijon punën për identifikimin, arrestimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të personave përgjegjës për kultivimin e këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë. Kontrollet në terren vazhdojnë.