Sondazhi i TAR/Ku preferoni t’i bëni pushimet tuaja verore, në Shqipëri apo jashtë?

vovalbania August 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/Ku preferoni t’i bëni pushimet tuaja verore, në Shqipëri apo jashtë?

Vera është sinonim i diellit, motit ideal, ndjesive të mira dhe dëshirës për të vizituar destinacione të reja. Pas një dimri të lodhshëm, padyshim që mendojmë edhe detajet më të vogla se si do të kalojmë disa ditë relaksi.

Disa prej nesh i kanë bërë planet e disa të tjerë janë aktualisht duke u shplodhur në ndonjë vend të Shqipërisë, Europës apo botës. Por, jeni kuriozë të dini se ku preferojnë më së shumti shqiptarët ta kalojnë sezonin veror, në Shqipëi apo jashtë?

Në një sondazh të bërë nga TAR, ndjekësit tanë kanë pasur mundësi që të japin mendimin e tyre se ku kanë vendosur t’i kalojnë pushimet e tyre verore këtë vit. Rezultatet kanë qenë surprizuese. Si rrallëherë, ndjekësit janë ndarë në mënyrë të barabartë, ku 50% janë shprehur se preferojnë t’i kalojnë pushimet në Shqipëri dhe 50% kanë zgjedhur që t’i kalojnë jashtë shtetit.

Nga ana tjetër, sondazhi i ri në faqen tonë ngre pyetjen: “Divorci i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, a besoni tek rindezja e dashurisë pas shumë kohësh me ish-in?”. Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE