Burri më i vjetër në botë feston 112 vjetorin e lindjes: “Është thjesht fat…”
John Tinniswood, burri më i moshuar në botë, festoi ditëlindjen e 112-të në një shtëpi të moshuarish në qytetin bregdetar anglez të Southport. Ai lindi në Liverpool më 26 gusht 1912, vit kur u mbyt Titaniku dhe u bë burri më i moshuar në botë në prill të këtij viti. Ai thotë se jetëgjatësia e tij është “thjesht fat”.
Unë nuk kam ndonjë recetë sekrete, nuk e kam idenë pse kam jetuar kaq gjatë. Nuk i ndjej ato vite dhe nuk më emocionojnë rekordet. Mendoj se kjo është arsyeja pse i kam jetuar ato.
John nuk jep asnjë këshillë për të jetuar një jetë të gjatë apo ka ndonjë dietë të veçantë:
Unë ha atë që më japin.
Përveçse është njeriu më i moshuar në botë, ai është edhe tifozi më i vjetër i Liverpoolit. John lindi vetëm 20 vjet pasi klubi i famshëm u themelua dhe pa 17 nga 19 titujt e Premier League dhe tetë FA Cup të fituara prej Liverpoolit.
Tinniswood është në pension që nga viti 1972, dhe i ve që nga viti 1986. Me gruan e ndjerë, ai ka një vajzë që mbushi tetëdhjetë vjeç vitin e kaluar. Aktualisht, gruaja më e vjetër dhe personi më i moshuar në botë është 116-vjeçarja japoneze, Tomiko Itooka.