E pazakontë/Linja ajrore shet aksidentalisht biletat e klasit të parë me 85% zbritje!
Linja ajrore “Qantas Airways” shiti aksidentalisht biletat e klasit të parë për një fluturim drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për më pak se 3300 dollarë, ose me një zbritje prej 85%. Më 22 gusht, pasagjerët morën 300 bileta brenda tetë orëve, njoftoi këtë të hënë linja ajrore. “Qantas Airways” aktualisht po ofron fluturime kthyese të klasit të parë nga Sidnei në Los Anxhelos në tetor për nga 13,500 deri në 19,600 dollarë.
Linja ajrore është goditur nga një valë anulimesh, shitje të bagazheve të humbura dhe biletave në fluturimet tashmë të anuluara vitet e fundit. “Ky është një rast kur çmimi i biletës ishte shumë i mirë për të qenë i vërtetë”-thuhet në deklaratën e kompanisë ajrore. Në fillim të këtij viti, “Qantas Airways” ra dakord të paguante një gjobë prej 100 milionë dollarësh dhe të kompensonte pasagjerët për shitjen e biletave në mijëra fluturime që kishte vendosur tashmë t’i anulonte.
Rikujtojmë se në aeroportin e Mynihut, një pasagjer 39-vjeçar arriti të hipte në aeroplan pa biletë, dy herë në dy ditë me radhë. Herën e dytë ai madje fluturoi deri në Stokholm. Pasagjeri është një norvegjez që i pëlqen thjesht të udhëtojë falas. Kështu, më 4 gusht ai hyri fshehurazi përmes kontrollit të biletave në Terminalin 2. Atje, pasagjerët zakonisht duhet të skanojnë kartën e tyre të imbarkimit për të kaluar zonën e sigurisë. Por pasagjeri ka thyer këto rregulla dhe mendohet se ai ia ka dalë duke i qëndruar aq afër një tjetër udhëtari sa që të dy kanë kaluar së bashku kontrollin automatik të biletave. Për shkak se nuk ia kërkuan kartën e imbarkimit në siguri, ai e kaloi pa problem.