Video/ Kërcet grushti në Palasë, një burrë e shtrijnë mbi tavolinë dhe e mbysin në grushte
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Palasë, ku një grup individësh kanë dhunuar brutalisht shtetasin L. K., 42 vjeç.
Pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke tronditur publikun me intensitetin e dhunës së ushtruar.
Sipas burimeve policore, dy persona janë identifikuar si të përfshirë në ngjarje dhe janë shpallur në kërkim. Njëri prej tyre është një 28-vjeçar nga Tirana dhe tjetri një 49-vjeçar nga Durrësi.
Policia ka nisur një operacion për kapjen e tyre dhe për identifikimin e të tjerëve që mund të jenë përfshirë në këtë akt dhune.
Aktualisht, policia nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të 42-vjeçarit të dhunuar, i cili u plagos rëndë si pasojë e konfliktit.
Forcat e rendit janë duke punuar për të identifikuar të gjithë personat që morën pjesë në këtë akt të dhunshëm dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë.