Aludimet për romancë me Johnny Depp, Jenna Ortega reagon ashpër

vovalbania August 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aludimet për romancë me Johnny Depp, Jenna Ortega reagon ashpër

Vitin e kaluar, rrjeti u ndez nga thashethemet se Jenna Ortega dhe aktori i “Pirates of the Caribbean”, Johnny Depp, ishin në një romancë. Megjithatë, vetëm tani, aktorja 21-vjeçare ka vendosur të reagojë dhe të sqarojë situatën.

Në një intervistë për filmin e saj të ardhshëm “Beetlejuice Beetlejuice”, Ortega u pyet për thashethemin më të çmendur që ka dëgjuar për veten. Ajo u përgjigj me një qartësi të papritur: “Fjalët se jam në një lidhje me Depp janë kaq të çmendura. Nuk kam folur dhe as nuk dua të flas për këtë histori.”

Ortega kujtoi edhe momentin kur një koleg i saj i xhirimeve, Richard E. Grant, e kishte pyetur në shaka: “Ti dhe Johnny?” Ortega iu përgjigj me një buzëqeshje, duke theksuar se nuk e njeh personalisht Depp.

Në vjeshtën e kaluar, kur thashethemet shpërthyen, Ortega reagoi përmes një postimi në Instagram, duke mohuar çdo lidhje me Depp: “Kurrë nuk kam takuar apo punuar me të.”

Nga ana tjetër, edhe Depp reagoi përmes përfaqësuesit të tij, duke e quajtur këtë histori të pabazë dhe dashakeqe, dhe duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje personale apo profesionale me Jenna Ortega.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64102 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE