I shpallur në kërkim nga Kosova, por tepër aktiv në Instagram! Stresi paralajmëron fansat për rikthim teksa shijon pushimet buzë detit

vovalbania August 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I shpallur në kërkim nga Kosova, por tepër aktiv në Instagram! Stresi paralajmëron fansat për rikthim teksa shijon pushimet buzë detit

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, ka paralajmëruar për rikthim tek fansat, teksa momentalisht është i shpallur në kërkim nga autoritetet Kosovës, duke shijuar gjithashtu e pushimet verore buzë detit.

Përmes një postimi në story në Instagram, Stresi ka publikuar një video të tij, ku duket se ndodhet në plazh, e u drejtohet ndjekësve të tij me shkrimin “më mungoni të gjithë, por do të rikthehem së shpejti”, në anglisht.

Nuk dihet se për çfarë saktësisht foli Stresi, megjithatë duket se reperi ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta shohim në skenë.

Edhe pse në kërkim Stresi i ka qenë tepër aktiv në rrjetet sociale, ku ka reaguar shpesh herë lidhur me akuzat ndaj tij apo çështje të ndryshme.

Kujtojmë se reperi në kërkim nga autoritetet në Kosovë për sherrin në Pejë, ku dyshohet se ishte përfshirë edhe kolegu i tij Noizy e ku mbeti i lënduar TikTokeri, Medi Iseni

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE