Si zbulimi i prejardhjes suaj ndikon në shëndetin mendor…

vovalbania September 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si zbulimi i prejardhjes suaj ndikon në shëndetin mendor…

Qoftë i shtyrë nga kurioziteti apo zbulimi i së vërtetës sfiduese, zbulimi i trashëgimisë apo prejardhjes sonë mund të na lejojë të vëmë në perspektivë përvojat tona. Kjo mund të na kujtojë se edhe emocionet negative mund të riformohen në narrativë fuqizuese të elasticitetit, duke u bërë kështu një mjet i fuqishëm për të shëruar traumat dhe për të parandaluar që historia të përsëritet në brezat e mëvonshëm.

Njohjen e prejardhjes, psikologia dhe profesoresha e psikologjisë ne Universitetin e Teknologjisë Swinburne, Susan Moore e cilëson si “një burim force” për të realizuar qëllimet e secilit. Sipas saj historitë familjare rreth tejkalimit të fatkeqësive mund të jetë “fuqizuese” kur ato u kalohen brezave të rinj. Hulumtimi i saj mbi prejardhjen dhe mirëqenien zbulon se eksplorimi i historisë sonë familjare mund të ofrojë përfitime të rëndësishme psikologjike. Susan Moore shpjegon:

Të rinjtë, fëmijët dhe adoleshentët që dinë më shumë për historitë e tyre familjare kanë nivele më të larta kënaqësie dhe mirëqenieje.

Nga një eksperiment me një 1000 të anketuar ajo zbuloi se angazhimi në kërkimin e prejardhjes shpesh çon që njerëzit të kenë më shumë vetëbesim për të marrë në kontroll “frerët” e jetës së tyre dhe të përjetojnë një kuptim më të thellë të vetes dhe të vendit të tyre në botë, duke shprehur mirënjohje për sfidat të cilat u ndeshën dhe kapërcyen paraardhësit e tyre në emër të familjes. Gjithashtu shumë studime të tjera tregojnë se njohuritë e të rinjve për historinë e familjes kontribuojnë në zhvillimin e ndjenjës së vetvetes. Dhe se kjo mund të jetë një tregues i dobishëm klinik i mirëqenies psikologjike dhe të ketë një ndikim pozitiv në mjediset klinike dhe arsimore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66182 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE