Mikela në pritje të ëmbël, i jep fund miqësisë me Efin

vovalbania September 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mikela në pritje të ëmbël, i jep fund miqësisë me Efin

Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa, të cilat u njohën disa vite më parë në emisionin “Përputhen” dhe ndanë një shoqëri të ngushtë që për vite të tëra i bënë të quanin njëra-tjetrën motër, duket se tani kanë ndarë rrugët.

Tensionet mes tyre nisën gjatë pjesëmarrjes së përbashkët në “Big Brother VIP Albania”, ku Efi vendosi të vazhdojë lojën pa Mikelën.

Edhe pse duket se arritën të tejkalonin këto hatërmbetje dhe të ruanin një miqësi, veçanërisht duke qenë se partneri i Mikelës bashkëpunonte në studion e tatuazheve të Efit, situata ka ndryshuar.

Së fundmi, të dyja vajzat kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami, një shenjë e qartë se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar. Ende nuk dihen detajet e prishjes së miqësisë, por ky veprim lë të kuptohet se mes tyre ka ndodhur diçka e rëndësishme.

Mikela Pupa është aktualisht në muajt e fundit të shtatzënisë dhe po vazhdon karrierën e saj si gazetare në emisionin “Piranjat.” Ndërkohë, Efi Dhedhes drejton një studio tatuazhesh dhe së shpejti do të moderojë një rubrikë të re për tatuazhet në “E diell.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65182 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE