“Nuk e kanë për herë të parë këtë sjellje…”/Olta Sheta komenton rastin e dhunës nga motrat Berisha!

vovalbania September 02, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk e kanë për herë të parë këtë sjellje…”/Olta Sheta komenton rastin e dhunës nga motrat Berisha!

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Olta Sheta, për të diskutuar mbi një temë që ka tronditur opinionin publik dhe mediat muajin që lamë pas, atë të dhunës së shkaktuar nga motrat Berisha drejt Klea Prengës. Ja çfarë mendon Olta lidhur me këtë…

Çfarë mendon për këtë ngjarje?

Si gjest në vetvete, duhet të dënohet, sidomos kur bëhet nga femrat. Personalisht besoj se fajin e ka bashkëshorti; është problemi i tyre dhe askush tjetër nuk duhet të futet në mes. E kam parë videon dhe kjo nuk më duket sikur është hera e parë, për sa i përket atyre të dyjave. Mbaj mend që kur ishin në “Big Brother”, thanë diçka në lidhje me të atin dhe se si i dhunonte. Nuk e di a është e vërtetë apo jo. Më shkon mendja se ka të bëjë me pasuri materiale. Le ta themi siç është, e dimë shumë mirë çfarë qarkullon në Tiranë, vajzat shohin atë që ka lekë dhe thonë “do të bëj një fëmijë me të dhe pastaj gjithçka do të shkojë vaj”. Nuk është kështu, vajzat e reja duhet të bëjnë diçka, çfarëdoqoftë ajo, që të kenë pavarësi ekonomike. Ai burri që kërkon me këmbëngulje mund ose mund të mos i ketë ato lekët nesër, kështu që shih të rregullohesh vetë.

Pse mendon se e ka bërë?

I ka dalë situata jashtë kontrollit. Mendoj se ajo thjesht ka dashur të lërë një gjurmë, sikur t’u bëjë të tjerëve të thonë “kujdes se filani është burri i kësaj”, e kështu me shpresën që nuk do t’i afrohet askush. Fatkeqësisht për të, le të themi se shkeli në dërrasë të kalbur dhe ngjarja u bë shumë publike.

A po përpiqeshin ta fshihnin ngjarjen?

Nëse po, atëherë nuk e realizuan shumë mirë. Klea e dinte shumë mirë se nga kush do t’i vinte, e dinte shumë mirë me kë ishte lidhur. Por ajo që nuk kuptoj është se si këta njerëz që ajo ishte ulur duke ngrënë në tavolinë, thjesht e panë dhe nuk reaguan. As nuk është se ato po u kapnin me fjalë, ishte dhunë e qartë dhe, edhe pasi ajo u gjakos, ata shihnin. U desh që një djalë nga jashtë të vinte dhe t’i ndante. Sidoqoftë, nuk besoj se do të fshihen për gjatë.

A tregon kjo mentalitetin e shqiptarëve rreth ndarjes?

Nuk e kuptoj pse duhet të zgjedhim dhunën gjithmonë, kur thjesht mund të përdorim komunikimin. Ndoshta duhet ta heqim komplet nga fjalori fjalën ‘paqe’, sepse ne qartazi nuk e praktikojmë. Dhe ky që po trajtojmë sot nuk është rast i izoluar. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65817 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE