Hamasi mirëpret kritikat e Bidenit ndaj Netanyahut!

vovalbania September 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hamasi mirëpret kritikat e Bidenit ndaj Netanyahut!

Një zyrtar i lartë i Hamasit thotë se kritikat e Joe Bidenit për Benjamin Netanyahun, tregojnë pranimin nga SHBA-ja se kryeministri izraelit po minonte përpjekjet për arritjen e armëpushimit.

Sami Abu Zuhri tha se çdo propozim për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e trupave izraelite, do të pranohej nga Hamasi.

Por, burime të larta izraelite i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se është “e jashtëzakonshme”, që Biden po ushtron presion mbi Netanyahun

Sipas tyre, Neatanyahu i ka pranuar propozimet amerikane ndërsa ato po i kundërshton lideri i Hamasit, Yahya Sinwar.

Ata thanë se deklarata e presidentit amerikan se udhëheqësi izraelit nuk po bën sa duhet për të siguruar lirimin e pengjeve është e rrezikshme ngase erdhi disa ditë pasi gjashtë pengje, përfshirë një izraelito-amerikan, u gjetën të vdekur në Gaza.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64699 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE