Putin vlerëson ritmin e pushtimeve ruse në Ukrainë!

vovalbania September 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Putin vlerëson ritmin e pushtimeve ruse në Ukrainë!

Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi sot shpejtësinë me të cilën trupat e tij po pushtojnë territore të reja në Ukrainën fqinje.

Putin tha se përpjekja e Ukrainës për të ndaluar përparimin e trupave ruse në Donbas me kundërsulmin e saj në rajonin e Kurskut kishte qenë e kotë.

“Ne nuk po flasim për avancimin me 200 apo 300 metra”, tha Putin, sipas agjencive ruse të lajmeve.

“Ne nuk kemi pasur këtë lloj ritmi në ofensivën në Donbas për një kohë të gjatë”, shtoi ai.

Rajonet në Donetsk dhe Luhansk, në Ukrainën lindore njihen kolektivisht si Donbas. Moska njoftoi në mënyrë të njëanshme aneksimin e dy rajoneve në vitin 2022, por nuk i ka plotësisht nën kontrollin e saj dhe atje vazhdon të ketë luftime të ashpra.

Putini përsëriti pretendimin se lufta që ai urdhëroi kundër Ukrainës ishte në mbrojtje të vendit të tij.

“Ne po mbrojmë si njerëzit që jetojnë në Donbas, ashtu edhe të ardhmen e Rusisë – pasi nuk mund të lejojmë që të krijohen nën hundë struktura armiqësore që ushqejnë plane agresive kundër vendit tonë”, tha ai duke iu referuar shpresave të Kievit për t’u bashkuar me NATO-n.

Putini i quajti ushtarët ukrainas të përfshirë në kundërsulmin ndaj rajonit rus të Kurskut “banditë” me të cilët Rusia duhej të lante hesapet.

Trupat ukrainase kanë ende iniciativën në rajonin e Kurskut, pjesërisht pasi Rusia është përmbajtur nga tërheqja e ushtarëve nga zona kryesore e sulmit në Donetsk për të zmbrapsur pushtimin në Kursk.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE