Aktori Jax Taylor diagnostikohet me çrregullim bipolar e të stresit post-traumatik!

vovalbania September 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktori Jax Taylor diagnostikohet me çrregullim bipolar e të stresit post-traumatik!

Së fundmi aktori dhe modeli Jax Taylor ka marrë disa përgjigje pas vizitës në një institucion spitalor për trajtim të shëndetit mendor në fillim të kësaj vere. “Pak më shumë se një muaj më parë, frekuentova një institucion trajtimi intensiv, i frikësuar nga e panjohura dhe çfarë do të mësoja për veten time”-tha ylli i “Valley”, 45 vjeç, në një postim në Instagram. “Pas shumë vitesh duke ditur se diçka nuk ishte në rregull, por duke mos ditur saktësisht se çfarë ishte, kohët e fundit mësova se u diagnostikova me Çrregullim Bipolar dhe PTSD”-tha ai.

Aktori i famshëm shtoi:

Është dashur shumë që ta përpunoj dhe një kohë emocionale për mua, megjithatë unë jam kthyer në shtëpi tek djali im me një ndjenjë të re të paqes. Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk kisha frikë për të ardhmen, por fokusi im është thjesht të përpiqem të jem një version më i mirë i vetes se sa dje. Shëndeti mendor është një betejë e përjetshme për të mos lejuar që ai të të kontrollojë, por të mësosh ta kontrollosh atë.

Ylli i “i Vanderpump Rules” përfundoi duke falënderuar fansat dhe ndjekësit që e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të tij të shëndetit mendor. “Mesazhet e juaja më kanë ndihmuar më shumë se sa mund të imagjinoni”. Us Weekly konfirmoi më 30 korrik se Taylor ishte nën trajtim në mes të ndarjes së tij nga gruaja, Brittany Cartwright.

“Jax ka qenë gjithmonë i sinqertë në lidhje me problemet e tij për shëndetin mendor, veçanërisht gjatë muajve të fundit”-tha një zëdhënës i Taylor në një deklaratë. “Kjo është një kohë veçanërisht e ndjeshme për të dhe familjen e tij. Ata kërkojnë privatësi dhe respekt derisa ai të jetë gati të flasë më shumë për këtë çështje”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64345 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE