Gjërat që duhet të filloni të bëni duke nisur që nga sot për të qenë më të lumtur në prag të Vitit të Ri!

vovalbania September 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjërat që duhet të filloni të bëni duke nisur që nga sot për të qenë më të lumtur në prag të Vitit të Ri!

Shtatori përfaqëson fundin e verës dhe gjithashtu përkon me një fillim të ri. Filloni të përgatiteni për një fillim të mbarë. Mënyra e shëndetshme e të ushqyerit si dhe aktiviteti fizik në fakt janë dy gjëra që gjithë vitin duhet të jenë primare. Në verë ne i kushtojmë shumë kohë rrjeteve sociale. Shtatori mund të jetë koha e duhur për të bërë një pushim me qëllimin për të mësuar se si të jeni më të lumtur në botën reale. Të shohësh jetët perfekte që shfaqim të gjithë në rrjetet sociale, sado të përzgjedhura dhe të filtruara, nuk na ndihmon të jemi më të lumtur, përkundrazi.

Mjafton të kufizoni përdorimin e tij duke vendosur paraprakisht momentet e ditës në të cilat hapen aplikacionet dhe kohën që duam t’i kushtojmë. Nëse puna që keni nuk ju bën të ndiheni mirë në fund të ditës, atëherë është koha e duhur për të gjetur një punë të re. Mos harroni të rifreskoni CV tuaj dhe më pas kërkoni për atë që doni. Të qenurit vetëm jo gjithmonë është mirë. Ndonjëherë na duket se kemi nevojë të qëndrojmë vetëm, por nëse do të gjejmë më shumë kohë për t’u shoqëruar me njerëz që na transmetojnë pozitivitet kjo do na bënte të ndiheshim vërtetë mirë.

Më shumë se një qëllim i mirë, ai mund të shihet si një sfidë për veten. Duke iu përkushtuar një aktiviteti të ri do të kemi më pak kohë për të shpenzuar në rrjetet sociale. Pavarësisht nëse është një aktivitet fizik për t’u provuar apo vullnetarizëm sigurisht që do të jetë diçka që do ju pasurojë dhe do ju lejojë të provono veten përsëri.

Vjeshta është një periudhë e ndryshimeve, e cila ndikon jo vetëm në natyrën që na rrethon, por edhe në jetën tonë personale. Ndërsa përfundon vera dhe nis një sezon i ri, periudha e Hënës së Re sjell ndikime të rëndësishme për tri shenjat e zodiakut. Kjo Hënë e Re, e cila bie në shenjën e Virgjëreshës, ka një ndikim të thellë dhe afatgjatë, duke hapur mundësi për ndryshime dhe rifillime në jetën e këtyre shenjave.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE