Romeo dhe Heidi i kanë dhënë fund lidhjes? Zbulohet si qëndron e vërteta

vovalbania September 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Romeo dhe Heidi i kanë dhënë fund lidhjes? Zbulohet si qëndron e vërteta

Romeo dhe Heidi po përfliten prej disa ditësh se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Shkak për këto zëra u bë fakti se aktori nuk mori një mesazh publik për ditëlindje nga partnerja e tij.

Më tej këto dyshime u shtuan edhe nga Bora Zemani e cila publikoi disa foto nga udhëtimi në Gjermani krah binjakëve, por në asnjë cep nuk dukej Heidi. Megjithatë duket se këto zëra janë të kotë.

Dyshja Romeo dhe Heidi me sa duket po vijojnë të shijojnë dashurinë e tyre në privatësi me ndonjë moment tek tuk të ndarë për fansat e tyre të shumtë të cilët nuk kanë nguruar disa herë t’i surprizojnë edhe në shtëpinë e tyre me dhurata.

Kjo pasi Heidi vijon të punojë për zhvendosjen përfundimtare në Tiranë, një vendim ky i marrë vetëm për të qenë pranë Romeos. Thënë kjo nëse çifti do të ishin ndarë, ajo nuk do të kishte më arsye për të vijuar qëndrimin në Tiranë.

Vip Magazine ka mësuar se Heidi po vijon përgatitjet për t’u sistemuar në Shqipëri, duke nisur që nga nisja e një pune në ekran. Nuk dihet ku do ta shohim atë në këtë sezon televiziv.

Në një sondazh të zhvilluar nga Vip Magazine dy ditë më parë, ndjekësit duket se duan ta shohin me patjetër Heidin në ekran, ku emisionet më të përfolura për të janë “Goca dhe Gra” dhe “Portokalli”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE