Mira Murati rrëfen pyetjen e parë që nëna e saj i drejtoi ChatGPT
Gjatë një interviste në Festivalin Cannes Lion 2024, Mira Murati, shefja e OpenAI, zbuloi një histori të veçantë nga jeta e saj familjare që lidhet me inteligjencën artificiale.
Përveç përparimeve teknologjike që OpenAI ka sjellë në botë, Mira ndau me të pranishmit një moment që nxori në pah një anë më të butë dhe më personale të kësaj teknologjie.
Nëna e saj, duke dashur të eksperimentojë me ChatGPT, vendosi të bëjë një pyetje të pazakontë: “Kur do të martohet Mira?” Përgjigja e kësaj pyetjeje solli humor në familjen Murati, pasi motra e Mirës reagoi me ironi: “Mama, ChatGPT nuk mund të bëjë mrekulli. Është vetëm inteligjencë artificiale,” duke i shpjeguar se AI mund të japë përgjigje për shumë gjëra, por jo për të ardhmen personale.
OpenAI's Mira Murati says the first time her mother used ChatGPT she asked it, "When will Mira get married?" pic.twitter.com/9gNRvrjA6p
— Tsarathustra (@tsarnick) September 3, 2024
Motra e Mira Muratit vazhdoi të shpjegojë se si funksionon ChatGPT dhe se si ai mund të përdoret për të marrë informacion për një gamë të gjerë temash.