PS mbledh Asamblenë Kombëtare, të dielën kryesia e re, Akademia politike e PS nxjerr në terren studentët e parë!

vovalbania September 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
PS mbledh Asamblenë Kombëtare, të dielën kryesia e re, Akademia politike e PS nxjerr në terren studentët e parë!

Të dielën kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë në Durrës Asamblenë Kombëtare. Kjo është mbledhja e katërt e kësaj strukture brenda këtij viti dhe synon të përmbyllë procesin e rienergjizimit të Partisë Socialiste me zgjedhjen e kryesisë dhe sekretariateve përkatëse.

Takimi do të nisë në orën 11.00 dhe do të mbahet në një prej resorteve të qytetit bregdetar.

Anëtarët e Asamblesë janë njoftuar edhe për axhendën e mbledhjes ku një pjesë të rëndësishme të punimeve pritet ta zërë fjala e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë në rrjetet sociale Rama informon se kurset e edicionit të parë të Akademisë politike të PS-së përfunduan me sukses, e tashmë do të dalin në terren studentët e parë që e kaluan këtë fazë, për të qenë pjesë e gjeneratës së re politike në vend.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE