Prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, 4 të proceduar në Dibër!

vovalbania September 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, 4 të proceduar në Dibër!

Katër të proceduar penalisht në Dibër pasi po prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme. Policia bën të ditur se po punohet dhe për kapjen e një 38-vjeçari me banim në Tiranë, si dhe raporton se janë sekuestruar sasi të mëdha lënde drusore, që gumbulloheshin në pyll ku bëhej fshehja e tyre. Aksioni i uniformave blu u zhvillua në vendin e quajtur “Ceka e Xhikajve”, në Njësinë Administrative Arras. Materialet në ngarkim u referuan në Prokurorinë Dibër.

Njoftimi i Policisë Dibër:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë intensifikuar kontrollet në terren me patrulla këmbësore dhe me dron, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit dhe si rezultat, u bë e mundur goditja e një grupi që bashkëpunonin me njëri tjetrin duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Në vendin e quajtur “Ceka e Xhikajve”, njësia Administrative Arras, shërbimet e Policisë  kanë kapur në flagrancë shtetasit E.Gj., 40 vjeç; Sh.Xh., 64 vjeç; A.Gj., 67 vjeç; M.Xh., 68 vjeç; duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, të cilat më pas i grumbullonin brenda në pyll me qëllim fshehjen e tyre.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi penal për katër shtetasit e lartëpërmendur, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit S.T., 38 vjeç, banues në Tiranë,  bashkëpunëtor në aktivitetin që kryenin të proceduarit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE