Nëna ukrainase: Po iu mësoj fëmijëve si të mbrohen dhe të dallojnë zhurmat e raketave

vovalbania March 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëna ukrainase: Po iu mësoj fëmijëve si të mbrohen dhe të dallojnë zhurmat e raketave

Histori të dhimbshme vijojnë të nga Ukraina, ku njerëz të pafajshëm rrezikojnë çdo minutë jetën nga predhat ruse.

Një nënë me 3 fëmijët e saj të mitur që qëndron në një vendstrehim në Kiev tregon për mediat e huaja se si po i mëson ata të dallojnë ndryshimin mes zhurmës së një bombe dhe një predhe që po vjen.

“Nëse dëgjon boom, boom, do të thotë që bombardimet janë larg, ndërsa nëse dëgjohet një si vërshëllimë, ajo është zhurma e një rakete në fluturim dhe rreziku më i madh për ne”, tregon Olena.

Nëna tregon se ajo ka vendosur të mos largohet nga qyteti, pasi këtë gjë e konsideron njësoj të rrezikshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65791 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE