Filtër kontrolli për mikrokreditë, guvernatori Sejko: Ashpërsohen rregullat për subjektet financiare jobanka!

vovalbania September 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Filtër kontrolli për mikrokreditë, guvernatori Sejko: Ashpërsohen rregullat për subjektet financiare jobanka!

Institucionet financiare jo banka, kryesisht ato të mikrokredive dhe klientët e tyre do të përballen me kontrolle të rrepta nga Banka Qendrore.

Guvernatori Gent Sejko bëri të ditur se po punohet për një paketë me kufizime te reja që do të përjashtojnë shumë konsumatorë nga e drejta për kredi në subjektet e mikrofinancës.

“Kjo rregullore do të jetë në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe do të adresojë disa elementë konkretë. Një analizë me e thellë financiare. Do të ketë një filtrim më të mirë të klientëve, të cilët janë huamarrës të këtyre institucioneve, duke parashikuar ose parandaluar një moshë të caktuar, një aftësi të caktuar ose duke marrë në analizë më mirë financat e tyre personale dhe aftësinë e tyre për të qenë humarrës të institucioneve financiare jobanka”, tha Sejko.

Banka e Shqipërisë ka rishikuar edhe rregulloren për administrimin e rrezikut operacional për bankat dhe institucionet financiare jobanka.

“Kjo rregullore konsiston në rritjen e kontrolleve kundrejt këtyre institucioneve, në drejtim të raportimeve që do të bëjnë në Bankën e Shqipërisë, në drejtim të kontrolleve të brendshme, në drejtim të organizimit dhe menaxhimit të proceseve të tyre të brendshme dhe gjithashtu në drejtim të kërkesave për kapital, të provigjionimit dhe të gjithë kërkesave të tjera rregullative që kanë të bëjnë me rreziqet operacionale brenda kësaj kategorie institucionesh”, tha guvernatori.

Më këto masa rregullative dhe rregulloren e re që po hartohet me Bankën Botërore në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve, guvernatori Sejko shprehet i bindur se do të ketë përmirësime dhe efekte pozitive .

Në përgjithësi, guvernatori i Bankës së Shqipërisë e vlerësoi të mirë situatën në sektorin financiar me rritje të kreditimit dhe depozitave dhe rënie të kredisë me probleme./TCH

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65720 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE