Parashikimi i motit, e premte, 6 shtator!
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot, fillimisht moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Pas orëve të mesditës ka diell e vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës e lokalisht të dendura. Deri në orët e pasdites, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra e të dobëta në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet malore, këto reshje, në mënyrë të izoluar janë në formën e shtrëngatave.
Shikim të reduktuar pati në orët e mëngjesit për shkak të mjegullinës. Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare, era fiton shpejtësi 7-14 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
20/33
Diell re pak shi
Kukës
16/32
Diell re pak shi
Lezhë
21/32
Diell re pak shi
Dibër
15/30
Diell re pak shi
Durrës
20/32
Diell re pak shi
Tiranë
22/33
Diell re pak shi
Elbasan
19/34
Diell re pak shi
Berat
19/34
Diell re pak shi
Vlorë
22/32
Diell re pak shi
Korçë
14/29
Diell re pak shi
Gjirokastër
16/32
Diell re pak shi
Sarandë
19/31
Diell re pak shi