Një memorial në nder të mbretëreshës Elizabeth II, zbuloni detajet!

vovalbania September 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një memorial në nder të mbretëreshës Elizabeth II, zbuloni detajet!

Një monument për të nderuar jetën dhe trashëgiminë e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, do të zbulohet më në fund në St James’s Park në Londër. Skulptura e mbretëreshës të cilën e deshën i gjithë kombi i saj , por jo vetëm, do të bëhet i dukshëm për publikun në vitin 2026, vit i cili përkon edhe me 100 vjetorin e lindjes së saj.

Planet për një memorial të përhershëm, si dhe një program të trashëgimisë kombëtare në nder të saj u krijuan pas vdekjes më 8 shtator 2022. Një njoftim për këtë memorial pritet të bëhet gjatë kësaj jave ndërkohë që Elizabeth II bën 2 vite që është larguar nga jeta më 8 shtator 2024. Dy vite pas ndarjes nga jeta të monarkes më jetëgjatë në historinë e Britanisë së Madhe, misteri i letrës mbretërore ka “pushtuar” mediat sociale.

Detaji i vetëm që është zbuluar është fakti që marrësi i kësaj letre të mbyllur në zarf është populli australian. Mbretëresha Elizabeth II e pëlqente shumë Australinë dhe e ka vizituar këtë kontinent zyrtarisht mbi 16 herë gjatë jetës së saj. Monarkja e ka shkruar letrën në vitin 1986 gjatë një vizite në Sidnei për të festuar restaurimin e ndërtesës së mbretëreshës Victoria.

Në zarf, Elizabeth shkroi udhëzime për kryetarin e bashkisë që do të ishte në detyrë në vitin e caktuar, pra dikush që as nuk kishte lindur në atë kohë: “Në një ditë të zgjedhur nga ju në vitin 2085 ju mund ta hapni këtë zarf dhe të përcillni mesazhin tim për qytetarët e Sidneit,”-ka cilësuar mbretëresha, që ka lënë dhe nënshkrimin në zarf “Elizabeth R.”, që specifikon në latinisht dhe jo në anglisht se ajo është mbretëresha e Anglisë. Zarfi iu dorëzua administratës së qytetit në atë kohë, e cila e vendosi në një kuti qelqi, ndërsa kjo e fundit u ruajt në një kasafortë bronzi brenda ndërtesës së mbretëreshës Victoria.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65764 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE