Silvinjo sakrifikon një nga “surprizat” e listës, Agim Zeka do të jetë në tribunë

vovalbania September 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Silvinjo sakrifikon një nga “surprizat” e listës, Agim Zeka do të jetë në tribunë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, këtë herë vendosi t’u besonte dy emrave të rinj në grumbullimin për ndeshjen e Ligës së Kombeve. Ai afroi për herë të parë me ekipin kombëtar Agim Zekën dhe Sebastian Spahiun, të cilët u vlerësuan si surpriza nga shumëkush duke marrë për bazë historikun e paraqitjeve të tyre në vitin e fundit me klubet përkatëse.

Sipas trajnerit, këta dy futbollistë mund të ishin alternativa për Jasir Asanin në krahun e djathtë të sulmit, pasi po kërkonte alternativa për këtë pozicion në fushë. Me sa duket, ai ka zgjedhur që në ndeshjen ndaj Ukrainës të shohë si alternativë të mundshme vetëm një prej futbollistëve në fjalë.

Meqenëse ka grumbulluar 24 lojtarë dhe në protokoll lejohen vetëm 23, futbollisti i sakrifikuar për ndeshjen e sotme është pikërisht Agim Zeka. Lojtari i Partizanit është ai cili nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme, teksa Spahiu do të jetë një nga alternativat në pankinë për Silvinjon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE