U aludua se kishte lidhje me një burrë të martuar, reagon modelja që u dhunua nga motrat Berisha

vovalbania September 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U aludua se kishte lidhje me një burrë të martuar, reagon modelja që u dhunua nga motrat Berisha

Klea Prenga, 24-vjeçarja e cila u dhunua brutalisht nga motrat Antonela dhe Marinela Berisha, ka reguar sërish lidhur me incidentin e rëndë, duke sqaruar dhe raportin me partnerin e saj, i cili sipas aludimeve ishte dhe ‘molla e sherrit’.

Përmes në reagimi në rrjetet sociale, Klea Prenga shprehet se ajo nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishës.

Prenga shprehet se personi me të cilin ajo ka qenë në një lidhje, nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmije nga marrëdhënia që ka pasur më parë, e cila sipas saj, ka përfunduar para se ata të njiheshin.

“Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qene asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij”, shkruan 24-vjeçarja.

Ndër të tjera, ajo ka bërë thirrje për vënien para drejtësisë të dy motrave Berisha, të cilat janë ende në kërkim që prej sulmit ndaj së resë.

Ajo ka paralajmëruar se çështjen do ta ndjek edhe në shtete e huaja ku ajo është rezidente.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE