A ishin fëmijët e Shkëlzenit të pranishëm në dasmën e tyre? Përgjigjet Armina Mevlani dhe zbulon raportin që ka me ta
vovalbania
October 01, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Kur kanë kaluar gati 1 javë nga dasma e Armina Mevlanit, dhe blogerja ka ndarë për ndjekësit e saj detajet më të veçanta të dasmës, e cila u konsiderua dhe si dasma e vitit.
Gjatë bisedës virtuale me ndjekësit e saj, Armina iu është është përgjigjur pyetjeve duke shuar kështu kuriozitetet e tyre.
Një ndër pyetjet që iu bënë blogeres ishte nëse fëmijët e Shkëlzen Berishës ndodheshin në dasmë.
“Sigurisht që po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”- u përgjigj modelja.
Kujtojmë se partneri i blogeres nga martesa e tij e parë është babai i dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit.