Shuhet në moshën 93-vjeçare aktori ikonik James Earl Jones!

vovalbania September 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në moshën 93-vjeçare aktori ikonik James Earl Jones!

Aktori ikonik James Earl Jones ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Ylli i “Field of Dreams” dhe “Lion King” dhe njëherësh aktori që portretizoi zërin e Darth Vader, u nda nga jeta më 9 shtator në shtëpinë e tij në Dutchess County, New York, konfirmuan përfaqësuesit e tij për mediat e huaja. Bob Iger, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë Walt Disney u shpreh për humbjen e aktorit:

Nga mençuria e Mufasa-s deri te zëri kërcënues i Darth Vader, James Earl Jones u dha zë disa prej personazheve më të mëdhenj në historinë e kinemasë. Një aktor i njohur i skenës me afro 200 tituj filmi dhe televizioni në emër të tij, historitë që ai solli në jetë me një prani unike komanduese dhe një pasuri të vërtetë shpirtërore kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në brezat e audiencës. Në emër të të gjithë neve në Disney, ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe të dashurit e tij.

Jones filloi karrierën e tij në teatër dhe rolet pasuan shpejt në film dhe televizion. Roli i tij i parë në film ishte një bombardues në filmin “Dr. Strangelove” të Stanley Kubrick në vitin 1964. Në vitin 1970, ai fitoi një nominim për çmimin Oscar për rolin e tij si boksieri Jack Jefferson në “The Great White Hope”. Jones u bë i famshëm me zërin e tij të thellë komandues. Dy nga rolet e tij më ikonike në këtë zhanër ishte Darth Vader në “Star Wars” dhe Mufasa në “The Lion King”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64105 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE