Plani për vrasjen e Xhevdet Plakut, SPAK kërkon 29 vite e 6 muaj burg për 4 të pandehurit!

vovalbania September 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plani për vrasjen e Xhevdet Plakut, SPAK kërkon 29 vite e 6 muaj burg për 4 të pandehurit!

SPAK jep pretencën për Rexhep Rapin i njohur dhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapin dhe ish-shefin e krimeve në Policinë e Shtetit, Dedan Gjoni.

Për Kep Arapin, SPAK kërkon dënimin e tij me 7.6 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi me 5 vite heqje lirie, për Algert Rapin nga 7.4 vite burg u kërkua dënimi me 4.8 vite heqje lirie.

E njëjta kërkese u lexua nga SPAK në pretencë edhe për Dedan Gjonin, ish shefin e krimeve në komisariatin nr e 6 dhe Dejvi Gjermenin, për të cilët po ashtu u kërkua dënimi me 4.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Këta shtetas akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ky hetim i SPAK nisi mbi bazën e informacionit të përcjellë nga Prokuroria e Rrethit Limburg, Holandë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE