Vriten dy kushërinj me armë zjarri në Roskovec të Fierit, autori vetëdorëzohet në polici (EMRAT)

vovalbania September 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vriten dy kushërinj me armë zjarri në Roskovec të Fierit, autori vetëdorëzohet në polici (EMRAT)

Dy kushërinj, xhaxha dhe nip, janë vrarë pasditen e kësaj të marte me armë zjarri kallashnikov në Kurjan të Roskovecit në Fier për motive deri tani të paqarta.

Sipas policisë, viktimat janë Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj. Ndërsa autor i dyshuar i krimit të rëndë, Altin Kuka, 49 vjeç, mësohet se është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit.

Sipas burimeve paraprake, një konflikt mes djalit të autorit, Altin Kukës dhe dhe dy viktimave, që mësohet se ka ndodhur një natë më parë, dyshohet të jetë bërë shkak që 49-vjeçari të ekzekutonte kushërinjtë Kurtaj.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi Altin Kuka, 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit Lavdimir Kurtaj dhe Gramos Kurtaj Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Altin Kuka. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha policia e Fierit në një informacion paraprak për mediat.

Drejtori i policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj, pritet të dalë në një deklaratë për median lidhur me krimin e rëndë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64041 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE